MASHT

Telegram ngushëllimi i ministrit Bajrami drejtuar kryetarit të AShAK-ut për akademikun e ndjerë, Engjëll Berisha

16 Shkurt, 2015

I nderuar kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, z. Hivzi Islami,

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të akademikut Engjëll Berisha.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një nga kontribuuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj. Ai ishte një nga pedagogët e palodhshëm dhe kështu u shndërrua në një nga emrat që gjatë do të mbahen mend ndër brezat e rinj.

Pra, personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë pedagogun, akademikun. Por, emri i tij do të jetojë përherë në historinë e arsimit dhe të muzikës.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.


Me respekt, 
Arsim Bajrami – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.