E nderuara familje Krasniqi, Me pikëllim të thellë e , morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Mark Krasniqi.
Të respektuar familjarë e miq të akademikut të nderuar , ju keni humbur më të dashurin tuaj , ndërsa Kosova ka humbur personalitetin e shquar të arsimit , shkencës kulturës e të jetës shoqëroro- politike të vendit.
Me punën e tij të palodhshme , akademik Krasniqi , gjatë gjithë jetës dha shembullin e njeriut të përkushtuar për arsimimin e brezave të rinj. Vepra e akademik Mark Krasniqi, prej pedagogu, shkrimtari e veprimtari të çështjes kombëtare do të kujtohet përjetësisht në historinë shqiptare .
Akademik Mark Krasniqi, mbetet personifikim i njeriut që dekada të tëra të jetës , nuk pushoi së punuari për të mirën e vendit .
Me respekt ,
Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 1 Shtator, 2022