26 Korrik 2020
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof.Dr. Bakir Kelmendi, prodekan i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
Profesor Kelmendi dha kontribut të madh në arsimin e lartë, si njeri i respektuar dhe i përkushtuar ndaj punës në mësimdhënie dhe në ngritjen dhe zhvillimin e Universitetit në Pejë. Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë!
Ramë Likaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës
Last modified: 8 Qershor, 2022