MASHT

Telegram ngushëllimi

14 Gusht, 2024

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e profesoreshës Emine Arifi Bakalli.

Profesoresha Emine Arifi Bakalli do të mbahet mend gjithmonë si një intelektuale e përkushtuar e cila ka dhënë kontribut të çmuar në ngritjen dhe ruajtjen e standardeve më të larta të shkencës së historisë.

Ajo dha kontribut të çmuar për më shumë se dy dekada në Universitetin e Prishtinës dhe ishte një model për të gjithë kolegët dhe shumë e dashur për studentët e saj.

Është autore e disa librave dhe artikujve shkencorë për historinë e Kosovës, përfshirë monografinë: “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1929-1939″.

Veprimtaria akademike e profesoreshës Arifi Bakalli do jetë frymëzim për brezat e ardhshëm.Ngushëllime familjes, studentëve, kolegëve dhe miqve të saj.

U prehtë në paqe profesoresha Arifi Bakalli!

Arbërie Nagavci,
Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit 

Last modified: 14 Gusht, 2024