E nderuara familje Bokshi, Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, akademik Besim Bokshi.
Ju keni humbur më të dashurin tuaj, ndërsa bota akademike ka humbur një nga emrat më të mëdhenj të shkencës.
Me punën e palodhshme shumëvjeçare si pedagog dhe studiues i shquar në fushën e albanologjisë, akademik Bokshi dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e tij për të mirën e popullit të vet. Prandaj, emri i tij do të mbetet në historinë e arsimit të Kosovës.
Vepra e akademik Besim Bokshit në fushën e studimeve albanologjike është shembull për studiuesit e rinj.
Ju lutem që, në emër timin dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt,
Ramë Buja, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 1 Shtator, 2022