E nderuara familje Demiraj, Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, akademik Shaban Demiraj. Ju keni humbur më të dashurin tuaj, ndërsa bota akademike ka humbur një nga emrat më të mëdhenj të shkencës.
Me punën e palodhshme shumëvjeçare si pedagog dhe studiues i shquar në fushën e albanologjisë, akademik Demiraj dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e tij. Prandaj, emri i tij do të mbetet në historinë e arsimit gjithëkombëtar.
Vepra e akademik Shaban Demirajt në fushën e studimeve albanologjike është shembull për studiuesit e rinj në të gjitha trevat shqiptare.
Ju lutem që, në emër timin dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Last modified: 31 Gusht, 2022