E nderuara Familje Aliçkaj,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit Tuaj – Isa Aliçkaj, drejtor i Gjimnazit “Sami Frashëri” në Rrezar (Irzniq) të Deçanit.
Ju keni humbur më të dashurin Tuaj, ndërsa arsimi ka humbur një nga punëtorët më të vyeshëm.
Me punën e palodhshme 35 vjeçare si mësimdhënës, Isa dha shembullin e njeriut të përkushtuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të tërë.
Kontributi i tij për arsimin në përgjithësi do të çmohet dhe respektohet nga të gjithë, sepse ai dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e tij për të mirën e vendit të vet.
Ju lutem që, në emër timin personal dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta!
Prof. Dr.Ramë Buja
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 29 Gusht, 2022