MASHT

Telegram ngushëllimi

15 Shtator, 2016

E nderuara familje Cakolli, Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të profesorit Heset Cakolli.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një nga kontribuuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj. Ai ishte një nga pedagogët e palodhshëm dhe kështu u bë një nga emrat më të çmuar të arsimit të lartë.

Në historinë e Kosovës, emri i Heset Cakollit nuk do të mbetet vetëm brenda kufijve të arsimit, sepse ai ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë. 

Personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë profesor Cakollin.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.


Me respekt,                                                                                               
Arsim Bajrami – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 29 Gusht, 2022