MASHT

Telegram ngushëllimi

12 Janar, 2017

E nderuara familja Kelmendi, Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Ramiz Kelmendi.

Profesor Kelmendi ishte një atdhetar, shkrimtar dhe gazetar i shquar i Kosovës, por mbi të gjitha ishte mësimdhënës i dalluar. Ai dha kontribut të madh sidomos në përgatitjen e gazetarëve të rinj, duke shënuar kështu edhe një etapë të re të arsimit: fillimin e arsimit të lartë privat.

E gjithë vepra e tij jetësore dhe vlerat e larta njerëzore e bëjnë madhështore dhe të pazëvendësueshme figurën e profesor Ramiz Kelmendit.  

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Last modified: 26 Gusht, 2022