MASHT

Telegram ngushëllimi

6 Mars, 2018

E nderuara familje Gashi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, profesorit tonë, Ali Gashi.

Profesor Gashi dha një kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të reja dhe në zhvillimin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Prandaj, humbja e tij është humbje e madhe për arsimin e lartë në Kosovë.

Përkushtimi në punë në secilën detyrë që i është besuar, madje edhe në kohë të vështira për Universitetin dhe arsimin në përgjithësi, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që profesor Gashi të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra, të miqve, kolegëve, por edhe në historinë e arsimit shqip.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Last modified: 24 Gusht, 2022