Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, profesorit dhe artistit tonë të madh, Bekim Lumi.
Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë ka humbur një nga njerëzit më të përkushtuar për përgatitjen e gjeneratave të reja, ashtu siç ka humbur edhe kultura një njeri të madh që na përfaqësoi denjësisht në botë me veprat e tij.
Bekim Lumi do të jetojë përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive si njeri me vlera, si mësimdhënës e regjisor. Vepra e tij do të vazhdojë të na bëj krenarë!
Prandaj, pranoni ngushëllimet e mia dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë!
Pushoftë në paqen e përjetësisë, Bekimi ynë!
Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 10 Qershor, 2022