E nderuara familje Blaku, Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e profesorit të nderuar universitar, Rifat Blaku. Profesor Blaku ka dhënë kontribut të rëndësishëm si profesor universitar, si studiues i zellshëm në fushën e demografisë dhe si aktivist për çështjen kombëtare. Vdekja e profesor Blakut është humbje e madhe për familjen, për kolegët, për miqtë dhe vendin tonë.
Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në emrin tim, ju shpreh Juve familje Blaku ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Me respekt,
Hykmete Bajrami
Ministre
Last modified: 8 Qershor, 2022