14 Shkurt 2020
Për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
MAShTI ua uron festën nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!
Last modified: 8 Qershor, 2022