MASHT

Të hënën ora e parë e mësimit i kushtohet historikut të Epopesë së UÇK-së

2 Mars, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të hënën ( 5 mars 2018), në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të Epopesë së UÇK-së.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Last modified: 24 Gusht, 2022