MASHT

REAGIM

11 Shtator, 2011

Prishtinë, 11.09.2011 – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) reagon ndaj lajmit të disa mediave gjatë ditës se sotme, se gjoja Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje për ndryshimin e teskteve të historisë.

MASHT njofton të gjithë opinionin publik se as Qeveria e Kosovës, e as MASHT nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje që nënkupton ndryshimin e teskteve të historisë. Për më tepër, Qeveria e Kosovës dhe as MASHT nuk ndryshojnë historinë, sepse ajo është çështje e studiuesve.


Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që nga fillimi ka qenë tansparente në punën e vet dhe me kohë ka formuar një Komision të ekspertëve, të cilët do të analizojnë se a përmbajnë apo nuk përmbajnë fjalë fyese dhe pasaktësi shkencore tekstet shkollore në Kosovë.


MASHT mbetet e përkushtuuar që të elimonojë gjuhën e urrejtes dhe pasaktësisë shkencore nga të gjitha tesktet shkollore dhe jo vetëm në atë të historisë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.