Sqarim rreth emërimit të anëtarëve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sqaron opinionin publik se me vendim të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, janë emëruar gjashtë anëtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Gjithashtu, me vendim të Ministrit është emëruar kryetari dhe nënkryetari i përkohshëm i kësaj Agjencie, dhe kjo është bërë pasi që Ministri nuk dëshiron të implikohet në udhëheqjen e mbledhjes konstituive të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ku do të zgjedhen organet drejtuese të kësaj Agjencie.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors