05 Maj 2019
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), sqaron drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se, është i pavërtetë lajmi se nesër, e hënë (6 maj 2019) nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës.
Jozyrtarisht është lëshuar një njoftim kinse nesër nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës, duke përdorur logon e MAShT. Ky lajm, i cili ka shkaktuar huti, është i pavërtetë. Pra, nesër, mësimi zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Kosovës.
MAShT iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare për çdo gjë që ka të bëj me procesin mësimor dhe arsimin në përgjithësi.
Last modified: 10 Nëntor, 2022