Për hir te së vërtetës dhe në funksion të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me deklaratën e Ministrit Bajrami , ne Kuvendin e Republikës së Kosovës, lidhur me statusin e mësimdhënësve te arsimit shqip te viteve 90/99, pas deklaratave te kryetarit te SBASHK-ut , z. Rrahman Jashari dhe keqkuptimeve e keqinterpretimeve të fjalës së Ministrit Bajrami, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqaron se ky Projektligj vitin e kaluar, me angazhimin e Ministrit Bajrami, është hartuar dhe dërguar ne Ministrinë e Financave për vlerësim te kostos financiare.
MASHT siguron mësimdhënësit se prapa këtij Projektligji, mbetet si sponzorizues deri ne Kuvendin e Kosovës dhe te jeni te sigurt se Ministri Bajrami, se bashku me akter të tjerë institucional do te angazhohet pa rreshtur, deri ne gjetjen e një zgjidhjeje ne interesin me te mirë te mësimdhënësve qe përfshin ky Projektligj.
Për fund, MASHT vlerëson se, sikurse janë realizuar, vetëm vitin e kaluar, disa kërkesa sindikale nga Ministria dhe Qeveria e Kosovës, pagesa dhe njohja e përvojës se punës (1990/99), kontrata e përhershme e mësimdhënësve, akoma me shumë do te angazhohet ne përmirësimin e gjendjes se mësimdhënësve tanë duke investuar ne nevojat e tyre dhe duke ruajtur e respektuar dinjitetin dhe punën e secilit mësimdhënës ,kontribuues te organizimit te mbajtjes se arsimit ne vitet e vështira te rezistencës gjithpopullore.
Last modified: 29 Gusht, 2022