MASHT

Sekretari i Përgjithshëm i MAShT Ekrem Kastrati pritiDr.Boris Scharlovski,udhëheqës i Projektit të GIZ-CDBE

1 Mars, 2018

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ekrem Kastrait, priti në takim njoftues Dr. Boris Scharlowski, Udhëheqës i Projektit të GIZ – CDBE për Kosovë , me bashshkpunëtorë.

Sekretari Kastrati e falënderoi udhëheqësin e Projektit  CDU , të  GIZ-it gjerman , z. Scharklovski për mbështetjen e vazhdueshme  në të gjitha  projektet arsimore, për një arsim më të mirë në Kosovë.

 Z.Kastrati gjithashtu tha se është i gatshëm që të vazhdoj ky bashkëpunim edhe më tutje , në të gjitha projektet që kanë të bëjnë me arsimin, ku angazhimi i GIZ-it është permanent dhe shumë i rëndësishëm për reformat në sistemin tonë të arsimit .

 Nga ana e tij z. Scharlovski,i ka uruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të MAShT z.Kastrati, njëherësh shprehu gadishmërinë që të vazhdojë edhe më tutje  bashkëpunimi i ndërsjellë që siç u shpreh ai është mjaft i suksesshëm deri me tani.

Last modified: 24 Gusht, 2022