MASHT

RRETH 2 MILION EURO INVESTIM NË ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL NGA FONDI I SFIDËS PËR KOSOVËN

25 Mars, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së granteve nga Fondi i Sfidës për Kosovën.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së granteve nga Fondi i Sfidës për Kosovën.

Nga 23 aplikacione, 4 konzorciume kanë përfituar rreth 2 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese.

Me këtë rast, ministrja Nagavci u shpreh mirënjohëse dhe falënderuese për Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik, për iniciativën dhe financimin e këtyre projekteve përmes KCF.

Ministrja theksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP) ende nuk ka arritur të zhvillohet dhe avancohet në mënyrë që ti mbulojë nevojat e ekonomisë me punëtorë të kualifikuar dhe për këtë një nga shkaqet, ajo përmendi edhe komunikimin dhe bashkëpunimin e dobët në mes të Institucioneve të AAP dhe ndërmarrjeve.

Ministrja Nagavci theksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional dhe lidhja me ndërmarrjet, janë një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe ky Fond është një ndihmë e madhe për të realizuar qëllimin për ngritjen e një sistemi të fortë dhe modern të AAP.

Ministrja Nagavci përgëzoi përfituesit e këtyre granteve dhe ftoi institucionet e AAP dhe ndërmarrjet që të aplikojnë në thirrjet që do të vijnë.

Ndërkaq, Vera Baumann, shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane në Kosovë, theksoi rolin e rëndësishëm që ka AAP në zhvillimin e vendit, ndërsa u shpreh e kënaqur që Gjermania po ndihmon në këtë drejtim.

Last modified: 17 Maj, 2022