MASHT

Projekti “Interkulturalizmi dhe Procesi i Bolonjës”vlerësohet i suksseshëm

16 Nëntor, 2011

Në Prishtinë sot është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit “Interkulturalizmi dhe Procesi i Bolonjës”(IPB), projekt që është bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe implementuar nga Këshilli i Evropës dhe Ministria e Arsiumit Shkencës dhe Teknologjisë.

Me këtë rast u prezantuan të arriturat e projektit, sfidat, përspektivën e arsimit në Kosovë në kontekst të Interkulturalizmit dhe Procesit të Bolonjës ndërkohë që nga tre grupet punuese pritet të dalin edhe konkluzionet për nevojat eventuale për mbështetje të mëtutjeshme në fushat e arsimit kosovar.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka falënderuar përfaqësuesit e Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian për projektin e suksesshëm IPB, i cili ofroi praktikat më të mira në procesin e reformave në arsim.

“Republika e Kosovës është në kulmin e procesit të reformës së arsimit, prandaj ky projekt përveç asistencës financiare, na ofroi shembujt e praktikave të mira nga Evropa, mundësinë për të diskutuar idetë tona me disa kolegë shumë të rëndësishëm nga vendet tjera dhe mbi të gjitha të shikojmë mundësitë që këto ide t’i bëjmë realitet në shtetin tonë. Falë këtij projekti, Ministria e Arsimit ka ofruar trajnime për të gjithë mësimdhënësit e lëndës së Edukatës Qytetare dhe të drejtorëve të shkollave në nivel të shkollës fillore në Kosovë. Në shtator të këtij viti ne kemi përfunduar trajnimin e grupit të fundit të më shumë se 1.200 mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave që janë certifikuar në përputhje me një program të akredituar zyrtarisht nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve të MASHT-it”, ka thënë zëvendësministri Mustafa.

Zëvendësministri Mustafa përmendi edhe hartimin e legjislacionit arsimor, hartimin e “Manualit për mësim të lëndës së historisë Kosovë” , Fushatën e suksesëshme “Dosta” , trajnimin e ndërmjetësuesve rom në shkolla, hartimin e fletëve të historisë së vërtetë për romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët, përfshirjen e këtij komuniteteve pakicë në arsimin e përgjithshëm të Kosovës etj.

Mevlin Asin, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, foli për kontributin e KE -së në modernizimin e arsimit në Kosovë, reformat, gjithëpërfshirjen ne arsim, arsimimin e komunitetve pakicë, procesin e Bolonjës si një ndër proceset më të rëndësishme në Evropën bashkëkohore, për trajnimet e mesimdhënësve për Edukatën Qytetare hartimin e legjislacionit të arsimit, hartimin e Manualit për mësimin e historisë moderne të Kosovës etj .

Ndërkaq, Sarah Keating-Chetëynd, Udhëheqëse e Sektorit për bashkëpunim bilateral dhe rajonal të Këshillit të Evropës – Strazburg me Evropën Juglindore tha të jetë e kënaqur se kosovarët janë të gatshëm që të marrin përvojat më të mira të të tjerëve, por, sipas saj, edhe Kosova ka ekspertë të mirë në fusha të ndryshme arsimore.

Ndryshe, në këtë konferencë gjithashtu u tha se Kosova, por edhe Evropa kanë sfida të mëdha para vetes në kuptim të krijimit të një sistemi modern e të qëndrueshëm arsimor, për të shtuar se duhet që në vazhdimësi të trajnohemi, të shikojmë se çfarë kualifikmesh kemi, të harmonizojmë ato më vendet e tjera, t’i njohim reciprokisht diplomat , por të shikohet edhe se si zhvillohet kurrikula e ri, rezultatet – performanca.

Last modified: 29 Gusht, 2022