Që nga hapja e aplikimit, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë punuar me përkushtim, kanë adresuar secilën pyetje si dhe kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë hisedarët, ashtu që procesi të përmbyllet me sukses.
Inspektorët dhe zyrtarët e arsimit kanë realizuar vizita në shkolla të komunave të ndryshme për të parë nga afër mbarëvajtjen e fillimvitit shkollor.
Që kur është hapur thirrja e deri më sot, nga asnjë Drejtori Komunale e Arsimit nuk kemi pranuar asnjë ankesë në lidhje me procesin ose mospajisjen e nxënësve me tekste shkollore.
MAShTI falenderon të gjithë prindërit, shkollat, Ministrinë e Financave, AShI dhe zyrtarët tjerë që kanë kontribuar në këtë proces të rëndësishëm për bashkëpunim dhe angazhim për fillimin e mbarë të vitit shkollor.
Last modified: 7 Tetor, 2024