MASHT

Po vazhdon punimet Seminari i XI Mbarëkombetar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë

28 Korrik, 2015

Ka vazhduar punimet Seminari i XI Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë, me ç’ rast zyrtarë të Divizionit të Planprogrameve dhe Teksteve Shkollore të MAShT-it kanë prezantuar kumtesat me temat: Diaspora Shqiptare (Arbër Salihu), Sikur gjithë botën të ma falin (Feime Llapashtica) dhe Jemi shqiptarë (Shqipe Gashi).

Kumtesat u ndoqën me interesim të veçantë nga pjesëmarrësit e seminarit, ndërkohë që në përfundim të seancave u zhvillua edhe një debat që kishte të bënte me peshën përmbajtësore të këtyre temave.

Me këtë rast, mësimdhënësve të diasporës u ofruan informata të detajuara lidhur me zbatimin e Kurrikulë së Re për nxënësit në Diasporë. Në orët e pasditës, mësimdhënësit nga Diaspora të cilët vijnë nga të gjitha viset shqiptare dhe nga vende të ndryshme të Evropës, sipas agjendës, patën rastin të vizitojnë edhe disa monumente kulturore të qytetit të Pejës.

Last modified: 29 Gusht, 2022