MASHT

PJESA E PARË E PROVIMIT TË MATURËS SHETËRORE (AFATI I DYTË) ËSHTË PËRFUNDUAR ME SUKSES

2 Shtator, 2019

Komisioni Shtetëror i Maturës ka analizuar raportet nga terreni për ecurinë e pjesës së parë të provimit të Maturës Shetërore (afati i dytë), i cili është mbajtur të premten në gjithë Kosovën.

Komisioni ka konstatuar se në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha. Në bazë të të dhënave nga pjesa e parë, rezulton se për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mospërfilljes së rregullave tjera të këtij procesi, janë përjashtuar nga procesi 45 nxënës, ndërsa ka filluar procedura disiplinore ndaj një administruesi.

Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon Drejtoritë Komunale të Arsimit, komisionerët, administruesit, monitoruesit dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror.

Pjesa e dytë e provimit të Maturës Shetërore për afatin e dytë do të mbahet më 7 shtator 2019.

Last modified: 10 Nëntor, 2022