MASHT

PËRUROHET ABETARJA E PËRBASHKËT UNIKE KOSOVË-SHQIPËRI

1 Shtator, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministret e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, nga ku kanë uruar fëmijët që ta gëzojnë dhe të punojnë fort me të, ndërsa teksti i parë shkollor u cilësia si Abetarja e dashurisë dhe krenarisë kombëtare.

Kryeministri Albin Kurti, me këtë rast, foli për historikun e Abetares shqipe, autorin e qarkores së parë shqipe Naum Veqilhargjin, i cili 178 vjet më parë botoi Evetarin, si dhe Kongresin e Manastirit, vendin ku u jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe i cili mbajti gjallë gjuhën tonë.

Ndërsa sot, tha kryeministri Kurti, jemi ne që duhet ta vajzhdojmë jetësimin e idesë politike me programe e politika zhvillimore, me aktivitete të përbashkëta edukative e arsimore, sepse populli e din se përbashkimi është i rëndësishëm për ecjen tonë përpara.

Ndër të tjera, Kurti theksoi se, fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e popullit tonë, raporti në mes të gjuhës dhe kombit është historik, sepse përmes gjuhës kemi mësuar në mënyrë të drejtë dashurinë për kombin.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me këtë rast tha se, është nderë dhe kënaqësi që të jetë pjesë e kësaj ngjarje historike për vendin tonë.

Ndër të tjera, ajo tha se, pa themelet e rilindasve tanë sot nuk do të kishim gjuhën tonë të bukur shqipe dhe as Abetaren, e nuk do të flisnim këtu siç po flasim sot.

Duke i falëndruar mësuesit për punën e mirë dhe kontributin e tyre çdo ditë, ministrja Nagavci tha se, mësuesit tanë u përballën me vështirësi të shumta dhe gjithnjë ishin kontibuesit më të mëdhenj të popullit tonë.

Ministrja Nagavci u shpreh se, ministritë e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë kanë arritur edhe marrëveshje të tjera përveç Abetares, siç është Marërveshja për heqjen e barrierave administrative për të rinjtë tanë të cilët mund të studiojnë në dy shtete tona pa pasur asnjë pengesë.

Në anën tjetër, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi përmendi disa nga aktivitetet e përbashkëta, duke vënë theks te bashkëpunimi në hartimin e Abertares së përbashkët unike, si një nga bashkëpunimet më të mira në mes të dy qeverive.

Ministrja Kushi tha se fëmijët tanë, me të njëjtin tekst të Abetares do të mësojnë gjuhën e bukur shqipe dhe kjo është jo thjeshtë një Abetare e re, por një Abetare shumë herë më cilësore dhe më e mirë e cila ngërthen në vete të gjitha aspektet arsimore, kulturore dhe digjitale.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të institucioneve nga të dy vendet, personalitete nga jeta arsimore, kulturore dhe shkencore.

Në fund të kësaj ceremonie, ministret Nagavci e Kushi kanë bërë shpërndarjen simbolike të Abetares së re për fëmijët që ishin prezent.

Last modified: 1 Shtator, 2022