MASHT

Përfundoi punimet “Punëtoria për Standardet e Shkollave Mike të Fëmijëve”

7 Tetor, 2011

Përfundoi punimet “Punëtoria për Standardet e Shkollave Mike të Fëmijëve”, organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës( IPK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe në mbështetje të UNICEF-it.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të fillojë procesi i hartimit të standardeve që sigurojnë cilësi në arsim e që është synim i përhershëm i MASHT-it.

Ministria e Arsimit ka angazhuar IPK-në që të hartojë dhe implementojë këto standarde në të ardhmen.

Procesi i hartimit të standardeve po bëhet në bashkëpunim me ekspertë amerikanë, por gjithnjë duke shfrytëzuar edhe përvojat e shteteve me sistem të avancuar arsimor.

Kësisoj, MASHT krahas ndërtimit të objekteve të reja shkolllore konform standardeve bashkëkohore, rritjes së performancës së arsimtarëve, hartimit të standardeve për tekstet shkollore, hartimit të dokumenteve strategjike zhvillimore, hartimit të Kurrikulës së re të Kosovës dhe akteve ligjore ka inicuar edhe hartimin e standardeve për cilësi në arsim.

Më këtë përcaktohen kriteret, standardet që duhet të ketë një ambient i shëndoshë shkollor, i cili doemos do të ofrojë kushte të mira për arsimim të të gjithëve, si dhe rritjen e sigurimin e cilësisë.

Me hartimin e standardeve do të krijohen mundësitë që shkollat të bëjnë vetëvlerësimin e punës së tyre

Last modified: 29 Gusht, 2022