Edhe një hap më afër Bashkimit Evropian!
Për herë të parë në MASHTI aprovuam listën e 158 profesioneve të rregulluara, duke u bazuar në kornizën ligjore në fuqi, direktivat përkatëse të BE-së, dhe rekomandimet nga Raporti i Progresit. Përmes Qendrës për Profesionet e Rregulluara, dhe me mbështetjen e BE-së, po bëjmë përafrimin e procesit të njohjes së kualifikimeve profesionale, sipas praktikave më të mira evropiane.
Rregullimi i profesioneve kyçe të ekonomisë së vendit synon të mbrojë dhe promovojë interesat publike përmes rregullimit të praktikave të punës. Këtu hyn një gamë e gjerë e profesioneve, që nga mësimdhënia dhe edukimi, puna sociale, drejtësia, shëndetësia e bujqësia, e deri tek inxhinieria dhe energjia.
Gjithnjë pro zhvillimit, në krah të profesionistëve tanë!
https://prishtina-rea.net/annex-3-list-of-regulated-professions-in-kosovo_mashti
Last modified: 14 Janar, 2025