Qëllimi i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës në mes të dy vendeve, me theks të veqantë në funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit. Vizita e ministrit Tafaj dhe delegacionit të MASH, përkon edhe me periudhën e pranimit të studentëve të parë në këtë universitet.
Gjatë ditës së parë të viztës, e shtunë, 24 korrik 2010, duke filluar nga ora 16:00 do të ketë një takim pune në Hotelin “Sharr” në Prevallë të Prizrenit, ndërsa po këtë ditë, duke filluar nga ora 17:30, të dy ministrat, Hoxhaj dhe Tafaj do të mbajnë një konferencë me gazetarë.
Ndërsa, të dielen, datë 25 korrik 2010, të dy ministrat do të takohen me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, do të vizitojnë shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, do të vizitojnë Universitetin e Prizrenit, ku edhe do të mbajnë një konferencë për media.
Last modified: 26 Gusht, 2022