Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), duke u bazuar në kalendarin e vitit shkollor 2018/19 dhe në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës, njofton të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë, se nesër, më datë 28 nëntor 2018, për nderë të festës së flamurit kombëtar, do të jetë ditë pushimi.
Puna në të gjitha institucionet e arsimit të Republikës së Kosovës vazhdon të enjten, më datë 29 nëntor 2018.
Last modified: 10 Qershor, 2022