Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore të Përbashkëta për Diasporën shpall thirrjen për aplikim në konkursin e tekstit mësimor për mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli III.
Teksti do të hartohet në përputhje me Kurrikulën e përbashkët të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, Tiranë – Prishtinë, miratuar në prill 2018.
Po ashtu, në përputhje me Paketën e dokumenteve të miratuara me Urdhrin/Vendimin e përbashkët, nr. 21, datë 13.01.2023, “Për miratimin e paketës së dokumenteve për procedurën e zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për diasporën, niveli II dhe niveli III”.
Subjekti aplikues paraqitet gjatë orarit zyrtar të punës te Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore të Përbashkëta për Diasporën për të dorëzuar dokumentacionin ligjor dhe teknik, si dhe dorëshkrimin e tekstit mësimor në datat 23–24 tetor 2024, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Prishtinë ose në Qendrën e Botimeve për Diasporën në Tiranë.
Miratimi i listës së dorëshkrimeve të teksteve të renditura sipas vlerësimeve bëhet në muajin nëntor 2024. Miratimi dhe shpallja e tekstit mësimor fitues bëhet në muajin dhjetor 2024.
Për shkarkimin e materialeve të nevojshme për aplikim dhe për hartimin e teksteve mësimore, klikoni në linkun:
https://drive.google.com/drive/folders/1-0vaEdXJPmC4z8TCYMWaFqh4hO03a66R?usp=sharin
Last modified: 29 Shkurt, 2024