MASHT

Njoftim

11 Prill, 2014

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë opinionin publik, e në veçanti studentët, se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagesave për studentët e universiteteve publike do të hyjë në fuqi më 1 maj 2014.

Bazuar në këtë, pagesa për semestrin veror për të gjithë studentët në universitetet publike duhet të bëhet në bazë të Udhëzimit Administrativ “Aplikimi i pagesave të studentëve në universitetet publike”, Nr.21/2012, i cili është në fuqi.

Andaj, kërkohet nga të gjithë studentët, që të respektojnë ligjet në fuqi, si dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili ka lehtësuar mënyrën e studimit për të gjithë studentët që studiojnë në këto universitete.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.