MASHT

Njoftim

12 Maj, 2014

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), njofton të gjithë maturantët, se është marrë vendim për zhvendosjen e datave të Provimit Shtetëror të Maturës dhe provimi do të mbahet më datat: 14.06.2014 – dita e parë dhe më 28.06. 2014 – dita e dytë, ndërsa rezultatet do të publikohen më 07.07. 2014.

“KQShM ka vendosur që provimi i maturës të mbahet më: 07.06.2014 – dita e parë; 21.06.2014 – dita e dytë dhe 30 qershor – publikimi i rezultateve. Por, ndërkohë, presidentja e shtetit i ka shpallur zgjedhjet parlamentare për dt. 08.06.2014, prandaj mbajtja e provimit të maturës ka qenë e pamundur në datat e parapara më herët dhe u vendos që provimi të organizohet në këto data: 14.06.2014 – dita e parë; 28.06. 2014 – dita e dytë dhe 07.07.2014 – publikimi i rezultateve”, thuhet në vendimin e KQShM-së.

VENDIM: Mbi zhvendosjen e datave të provimit shtetëror të maturës në datat: 14.06.2014-dita e parë; 28.06.2014-dita e dytë dhe 07.07.2014 publikimi i rezultateve.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.