MASHT

Njoftim

20 Shtator, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shpallë thirrje për mbështetje financiare për doktoratë, me ç’rast fton të gjithë studentët nga Kosova të cilët ndjekin studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë sipas listës “Shanghai” të vitit 2023, që të konkurrojnë për përfitimin e mbështetjes financiare në vlerë vjetore prej 8,500 euro.

Thirrja është e hapur nga data 19.09.2023 deri më 03.10.2023, ora 16:00 dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh promovimin e barazisë gjinore, etnike, fetare dhe racore.

Përparësi kanë studentët që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës.

Detajet e thirrjes i gjeni në këtë link: https://bitly.ws/Vc2d

Last modified: 20 Shtator, 2023