MASHT

NJOFTIM

5 Korrik, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka përfunduar pjesa e parë e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasëve të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit.

Në këtë pjesë, nxënësit janë përgjigjur në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi. Pjesa e dytë e testit do të mbahet më 11 korrik në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, ndërsa rezultatet e testit do të publikohen më 17.07.2023.

Sipas raporteve të deritanishme, në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga testi për shkak të përdorimit të telefonave dhe ndaj të njejtëve janë marrë masa.

Ministria e Arsimit falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit.

Last modified: 5 Korrik, 2023