Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e ka obligim që të sigurohet se çdo fëmijë i Republikës së Kosovës shkon në shkollë.
Vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës, MASHTI e ka marrë duke respektuar obligimet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve.
MASHTI, bënë thirrje që të mërkurën më datë 05 maj 2021, të gjithë fëmijët apo nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë.
Ftojmë prindërit që të kujdesen për dërgimin e fëmijëve në objekte shkollore si dhe mësimdhënësit të jenë në kryerje të detyrës sipas planifikimeve që janë bërë me Inspektoratin e Arsimit.
Askush nuk mund të ndërmarrë masa ndaj mësimdhënësve të cilët e kryejnë detyrën e tyre në të mirë të nxënësve. MASHTI merr përsipër mbështetjen për secilin person qoftë mësimdhënës ose personel tjetër i cili ua garanton të drejtën e fëmijëve për shkollim.
Të gjithë duhet të jenë në shërbim të organizimit të mësimit dhe ofrimit të ndjenjës së sigurisë për secilin fëmijë dhe mësimdhënës.
Mësimi alternativ i përshpejtuar, i planifikuar për fëmijët që nuk po vijojnë mësimin që nga shtatori e disa edhe më shumë është i domosdoshëm. Andaj, inkurajojmë të gjitha palët që sa më parë të gjejnë zgjidhje në lidhje me organizimin e shkollave dhe që viti i ri shkollor të jetë i rregullt për të gjithë nxënësit.
Last modified: 8 Qershor, 2022