13 Korrik 2020
Në vazhdën e masave për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, me vendim të Qeverisë nr. 04/13 të datës 13.07.2020, pezullohet veprimtaria e çerdheve publike dhe private, duke filluar nga nesër (14.07.2020).
MASh do të vazhdojë të plasojë aktivitetet ditore në platformën “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në Fëmijërinë e Hershme për moshën 0-6 vjeç” deri në fund të muajit korrik, të cilat lehtë mund të realizohen në kushte shtëpie. Me ndihmën e prindërve dhe edukatorëve, për fëmijët, kjo periudhë e vështirë do të bëhet më e lehtë dhe më cilësore.
Në vazhdimësi, ne do t’iu njoftojmë për vendime të reja përmes Drejtorive Komunale të Arsimit si dhe përmes Platformës “Edukimi në Distancë”.
Duke ju dëshiruar shëndet, MASh bën thirrje t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës në parandalimin e Covid-19.
Last modified: 8 Qershor, 2022