Me rastin e shënimit të 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, Njësia për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, në bashkëpunim me Njësia për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë organizuar një vizitë të një grupi nxënësish të përzgjedhur të arsimit të mesëm fillor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes -KDS në Ferizaj.
Nehat Mustafa, këshilltarë politik i në MASHT, i cili së bashku me zyrtarë tjerë të MASHT po i shoqëronte nxënësit në këtë vizitë të veçantë, është shprehur se “vizita e nxënësve tanë në këtë institucion është në funksion të bashkëpunimit në të ardhmen që duhet të ketë në mes të MASHT dhe të KDS-së. Kjo vizitë është e veçantë edhe për faktin së në këto hapësira , djem të zgjedhur të Kosovës aftësohen për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë së vendit tonë, sot dhe në të ardhmen, Gjatë qëndrimit në këtë qendër”, Nehat Mustafa pati një takim edhe me Kolonel Luca Andreni, shef i ekipit mentorues në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve me të cilin këmbyen mesazhe për nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe e falënderoi atë për mbështetjen ne vazhdueshme të NATO-KFOR-it në funksion të ruajtjes së paqes dhe të stabilitetit në Kosovë dhe rajon.
Kolonel Muharrem Rrahmani, shef i shtabit të Komandës pasi u dëshiroi mirëseardhje nxënësve , i njoftoi ata me organizimin, funksionimin strukturën dhe aktivitetet në baza ditore dhe afatgjatë të cilat zhvillohen këtu. Në emër të Ministrisë së Forcës dhe të Sigurisë së Kosovës , nxënësit i përshëndeti edhe Halime Morina, koordinatore e Njësisë për të drejtat e njeriut në MFSK.
Ndërkaq Mimoza Hasani- Pllana, zyrtare e Njësisë për të drejtat e njeriut në MASHT, njëherit ideatore – koordinatore e projektit, tha se “Qëllimi i kësaj vizite në kuadër të 1 qershorit është ultivimi i ndjenjës së respektit e të dashurisë ndaj atdheut, si dhe sensibilizimi i opinionit për respektimi i të drejtave të fëmijëve, përfshirë këtu edhe dëshirën e tyre që një ditë të bëhen pjesëtarë të FSK në Kosovë”.
Gjatë qëndrimit në këtë qendër, nxënësit patën rast të ndjekin nga afër të gjitha aktivitetet stërvitore ne baza ditore të pjesëtarëve të FSK-së, vizituan ambientet ku zhvillohen këto aktivitete, dhe organizuan një garë vrapuese në shtegun prej 600 metrash ku si zakonisht të parët morën shpërblimet nga Qendra dhe nga MASHT. Në fund, nxënësi drekuan së bashku me pjesëtarët e KDS-së.
Nxënësit fitues në garën vrapuese 600 m. janë:
Suad Sahiti, vendi i parë/sh.f “Hasan Prishtina”-Prishtinë
Arbenit Sopa vendi i dytë/ shk f. Naim Frashëri” Prishtinë
Vajzat fituese janë:
Rina Demjaha shf “N.Frashëri “Prsishtinë
Ejona Mehmeti Sh.f. “N.Frashëri” Prishtinë
Leonora Llugani sh.f. “N.Frashëri” Prishtinë
Last modified: 23 Gusht, 2022