Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë znj. Anila Statovci Demaj po kryeson një delegacion nga MASHT, i cili po qëndron për një vizitë në Finlandë. Vizita është organizuar nga Projekti i Binjakëzimit dhe Omnia, institucionin partner në Finlandë me qëllim të shkëmbimit të përvojave në fushën e aplikimit të TIK-ut dhe AAP-së në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Delegacionit i dëshiroi mirëseardhje Sekretarja e Përhershme e Ministrisë së Arsimit të Finlandës znj. Anita Lehikoinen, e cila konfirmoi përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën dhe shpalosi objektivat kryesore të përdorimit të TIK-ut në fushën arsimore në Finlandë. Gjatë ditës së dytë delegacioni i prit nga Zëvendëskryetari i Komunës së Espoos, z. Sampo.
Delegacioni pati rastin të njihet edhe me portalin digjital shkollor, i cili u prezentua nga përgjegjësit në qytetin e Helsinkit. Gjatë këtij qëndrimi u vizituan
edhe dy shkollat më të mira të rajonit, një shkollë fillore si dhe qendra më e madhe e arsimit aftësimit profesional dhe për të rritur, të cilat janë lidere të përdorimit të TIK në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Last modified: 31 Gusht, 2022