ZËVENDËSMINISTRI PUPOVCI PRITI AMBASADORIN E TURQISË NË KOSOVË

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.

Zëvendësministri Pupovci e ka falënderuar ambasadorin Sakar për përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës në fushën e arsimit, veçanërisht për mbështetjen e studentëve përmes bursave për studim.

Zëvendësministri Pupovci dhe ambasadori Sakar folën edhe për mundësinë e nënshkrimit të një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë dhe çështje të tjera të rëndësishme dhe me interes për zhvillimin e arsimit.

Ndërsa, ambasadori Sakar konfirmoi se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë. Në kuadër të kësaj shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes bursave për studim në Turqi dhe në forma të tjera.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors