Zëvendësministri Ademi mori pjesë në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Ergoterapisë në Kosovë

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi mori pjesë sot në hapjen e Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Ergoterapisë në Kosovë, një ngjarje e rëndësishme për zhvillimin e këtij profesioni në vend.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Ademi theksoi rolin thelbësor të ergoterapisë në mbështetjen e individëve të të gjitha moshave dhe rëndësinë e saj në rritjen e pavarësisë dhe mirëqenies.

Ai thesoi përkushtimin e MAShTI-t për një sistem gjithëpërfshirës, duke rikujtuar se në shkollat e vendit janë angazhuar mbi 750 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta.

Zëvendësministri vlerësoi pjesëmarrjen e profesionistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, duke e konsideruar kongresin një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e shërbimeve të ergoterapisë në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors