Telegram ngushëllimi

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Akademik Nexhat Daci ishte profesor i shquar i Universitetit të Prishtinës dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ai dha kontribut të rëndësishëm si në fushën akademike e shkencore, ashtu edhe në jetën institucionale të vendit, duke shërbyer si deputet i Kuvendit të Kosovës, kryetar i Kuvendit dhe kryetar i ASHAK-ut në dy mandate.

Vdekja e tij përbën një humbje të madhe jo vetëm për familjen Daci, por edhe për botën akademike, institucionet shtetërore dhe shoqërinë kosovare në tërësi. Akademik Daci do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar, urtësinë, integritetin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të dijes dhe shtetit.

Nushëllime të sinqerta familjes Daci, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan veprën e tij.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors