Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton rihapjen e thirrjes për regjistrimin e institucioneve private, publiko-private dhe atyre me bazë në komunitet në Programin e Kuponëve për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.
Kjo thirrje është e hapur vetëm për komunat: Lipjan, Viti, Klinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.
Rihapja vjen pas procesit të aplikimit në nivel vendi, ku është evidentuar mungesa e institucioneve të licencuara pjesëmarrëse në këto komuna. Për të garantuar qasje të barabartë për fëmijët e familjeve përfituese të Skemës së Asistencës Sociale, MASHTI po ofron një afat shtesë 7-ditor për regjistrim.
Institucionet që dëshirojnë të aplikojnë duhet të jenë të licencuara dhe të kenë së paku një vend të lirë për fëmijët përfitues.
Aplikimi bëhet vetëm online, përmes platformës e-Kosova, në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/597 (Arsimi-Regjistrimi i Institucioneve Parashkollore Private në Programin e Kuponëve).
Afati i fundit për aplikimit: 19 nëntor 2025
Për pyetje shtesë, mund të na kontaktoni në: programiikuponave@rks-gov.net / 038 200 65048
MASHTI inkurajon të gjitha institucionet e interesuara në komunat e lartcekura të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.