Për shkak të motit ndërprehet mësimi – rifillon të hënën

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe vështirësimit të lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, pas kontakteve me të gjitha Drejtoritrë Komunale të Arsimit (DKA) në Republikën e Kosovës, është vlerësim se në shumicën e komunave, gjendja e kushteve atmosferike është e vështirësuar.

Me kërkesën e shumicës së DKA-ve, MASHT bie vendim që përkohësisht (respektivisht gjatë ditëve e enjte dhe e premte), të ndërpritet mësimi në të gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës.
Mësimi në të gjitha shkollat rifillon të hënën, më 30 janar 2012.
Ditët dhe orët e humbura do të kompenzohen sipas planifkimit të përbashkët të DKA-ve me MASHT-in.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors