Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar vendimin për ndarjen e bursave postdoktorale në 1000 universitetet më të mira në botë, sipas renditjes së listës “QS World University” për periudhën 2025/2026 në kuadër të Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028 lidhur me implementimin e prioriteteve kombëtare.
Përfituese të mbështetjes financiare në vlerë 10,000 euro janë 6 studente. Studentët e pakënaqur me vendimin mund të parashtrojnë ankesë brenda 7 ditëve nga dita e publikimit të vendimit. Ankesa duhet të dorëzohet në Komisionin për ankesa të nëpunësve publik dhe ankesa të tjera në MAShTI.
Detajet në këtë link: https://masht.rks-gov.net/alldocuments/vendim-per-perzgjedhjen-e-studenteve-perfitues-per-kerkime-postdoktorale/