Ministrja në detyrë Nagavci vizitoi Universitetin “Isa Boletini” dhe Kolegjin IBCM në Mitrovicë

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku u prit nga rektorja Nurten Deva dhe zhvilloi një bashkëbisedim me stafin akademik dhe studentët përfitues të bursave STEM.

Më pas, ministrja Nagavci vizitoi Kolegjin IBCM, ku fillimisht u takua me rektoren Mihone Kerolli Mustafa dhe më pas zhvilluan një takim me studentët e këtij institucioni.

Gjatë takimeve, ministrja Nagavci theksoi përkushtimin e MAShTI për mbështetjen e studentëve që synojnë studime jashtë vendit, veçanërisht në universitete të ranguara lartë në listat ndërkombëtare dhe në profile me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.

Ajo i inkurajoi studentët të përfshihen në programe akademike ndërkombëtare, përfshirë Erasmus+, ndërsa theksoi se në kuadër të programit Horizon Europë është rritur numri i studiuesve nga universitetet e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Ministrja uroi përfituesit e bursave STEM që këtë mbështetje ta shfrytëzojnë me përgjegjësi dhe ta shndërrojnë në kontribut profesional dhe shkencor për vendin në të ardhmen.

Në kuadër të diskutimit, u theksua rëndësia e ruajtjes së cilësisë akademike dhe e mbështetjes së studentëve në fusha prioritare, si inxhinieria, mjekësia dhe sektori minerar, si dhe u diskutua rëndësia e mbështetjes së studentëve edhe në forma të tjera, përveç asaj financiare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors