Ministrja në detyrë Arbërie Nagavci mori pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp me pjesëmarrjen e 150 nxënëseve nga mbarë Kosova

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë sot në hapjen zyrtare të CybHER Boot Camp, një aktivitet që synon fuqizimin e vajzave të reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë 150 nxënëse të shkollave të mesme, të përfshira në klubet e sigurisë kibernetike, të cilat gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar aftësi teknike dhe kompetenca jetësore si mendimi kritik, zgjidhja e problemeve, bashkëpunimi dhe vetëbesimi në hapësirën digjitale.

Në fjalën e saj, ministrja Nagavci theksoi se projekti CybHER është shumë më tepër sesa një iniciativë edukative, duke e cilësuar atë si shembull të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ajo inkurajoi nxënëset që të besojnë në potencialin e tyre dhe të ndjekin rrugën akademike dhe profesionale që dëshirojnë, duke theksuar se gjinia dhe prejardhja nuk përcaktojnë aftësitë dhe ambiciet e tyre.

Ministrja falënderoi British Council, Ambasadën Britanike, shkollat, arsimtarët dhe partnerët për angazhimin e vazhdueshëm, si dhe nxënëset për energjinë, përkushtimin dhe guximin e treguar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors