Ministrja Nagavci: Zyrtarët e rinj do të sjellin frymë të re dhe përkushtim në punën e Ministrisë

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot në takim zyrtarët e rinj të Ministrisë, me të cilët ka ndarë mesazhe inkurajuese për angazhim, përgjegjësi dhe profesionalizëm në përmbushjen e detyrave institucionale. Në takim mori pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e MAShTI, Fadile Dyla, e cila uroi stafin e ri për fillimin e detyrës dhe i inkurajoi për bashkëpunim e transparencë në punën e tyre të përditshme.

Në fjalën e saj, Ministrja Nagavci shprehu besim të plotë në aftësitë dhe përvojën e zyrtarëve të rinj, duke theksuar se secili prej tyre do të japë kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e punës së Ministrisë dhe sistemit arsimor në përgjithësi. Ajo theksoi rëndësinë e përgjegjësisë institucionale dhe bashkëpunimit ndërmjet njësive të ndryshme për arritjen e objektivave të përbashkëta, duke theksuar se pret përkushtim maksimal nga secili anëtar i stafit të ri.

Ministrja theksoi se gjatë vitit që po lëmë pas, Ministria është përballur me situata sfiduese për shkak të mungesës së resurseve, por se angazhimi dhe energjia e stafit të ri do të sjellin ide të reja dhe qasje inovative në punën institucionale. Ajo vlerësoi se përvoja paraprake, niveli i arsimimit dhe kreativiteti i zyrtarëve të rinj do të kontribuojnë në ngritjen e efikasitetit dhe cilësisë së punës në Ministri.

Sekretarja e Përgjithshme e MAShTI, Fadile Dyla, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet stafit të ri dhe atij me përvojë, duke vënë në pah se përkushtimi, korrektësia dhe komunikimi efektiv janë thelbësorë për funksionimin e mirë të administratës dhe për arritjen e objektivave të përbashkëta institucionale. Ajo siguroi mbështetjen e saj për të gjithë zyrtarët e rinj në procesin e integrimit dhe zhvillimit profesional.

Në përmbyllje të takimit, Ministrja Nagavci i uroi suksese zyrtarëve të rinj dhe i inkurajoi që të jenë të hapur për ide të reja, të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat që mund të hasin dhe të punojnë me përkushtim për ndërtimin e një institucioni më të fortë, më efikas dhe më transparent në shërbim të arsimit cilësor në vend.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors