Ministrja Nagavci viziton Universitetin e Gjakovës dhe të Prizrenit, takohet me studentët përfitues të bursave elitare dhe STEM

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitoi sot Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku u takua me studentët përfitues të bursave elitare dhe atyre STEM.

Gjatë takimit me studentët në Gjakovë, ministrja Nagavci theksoi se bursat përfaqësojnë një mundësi të rëndësishme për të vlerësuar arritjet, ambiciet dhe ëndrrat e gjeneratës së re, duke i inkurajuar që të vazhdojnë të investojnë në dijen dhe zhvillimin profesional.

Rektori i Universitetit të Gjakovës, Drilon Bunjaku, falënderoi ministren për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucionit dhe studentëve.

Vetëm këtë vit, 126 studentë të këtij universiteti janë përfitues të bursës elitare, prej tyre 117 vajza dhe 9 djem – një dëshmi e qartë e talentit, punës dhe përkushtimit të tyre.

Ndërsa në Universitetin e Prizrenit, ministrja Nagavci u prit nga rektori Mentor Alishani, i cili vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me MAShTI dhe theksoi se rezultatet e studentëve janë tregues i punës së mirë që po bëhet në universitet.

Ministrja Nagavci, në fjalën e saj, shprehu mirënjohje për punën e universitetit dhe përkushtimin e stafit akademik, duke theksuar se Prizreni po dëshmon rritje të qëndrueshme në cilësi dhe performancë të studentëve.

Nga Universiteti i Prizrenit, gjatë këtij viti akademik, 150 studentë janë përfitues të bursave elitare, ndërsa 50 të tjerë kanë përfituar bursat STEM, duke reflektuar rritjen e interesimit dhe performancës së lartë në programet shkencore dhe teknologjike.

MAShTI vazhdon të mbështesë studentët ekselentë dhe talentet e rinj përmes skemave të ndryshme të bursave, me qëllim të stimulimit të cilësisë në arsim, avancimit akademik dhe krijimit të mundësive të barabarta në të gjitha universitetet publike të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors