Ministrja Nagavci takoi përfaqësues të ADA-s dhe Ministrisë Federale për Punë Evropiane dhe të Jashtme të Austrisë

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, priti në takim përfaqësues të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe të Ministrisë së punëve të Jashtme të Austrisë. Në takim morën pjesë edhe Këshilltarët e ministres, Fatos Osmani dhe Arrita Gola.

Delegacioni austriak, i përbërë nga Walter Ehmeir nga selia qendrore e ADA-s në Vjenë dhe Andreas Liebmann, Zëvendësdrejtor për Partneritete Ndërkombëtare në Ministrinë Austriake të Punëve të Jashtme, po zhvillon një vizitë në Kosovë ku qëllimi i vizitës është njohja nga afër me zhvillimet në Kosovë, vazhdimi i bashkëpunimit, takimi me përfitues të programeve të mbështetura nga Austria dhe vlerësimi i zbatimit të Strategjisë së Bashkëpunimit për Zhvillim të Austrisë (ADC).

Në takim morën pjesë edhe Rita Glavitza, Shefe e Bashkëpunimit në Ambasadën Austriake në Prishtinë, dhe Adnan Ahmeti, Menaxher i Portofolit për Arsim në Zyrën e ADA-s në Kosovë.

Gjatë takimit, Ministrja Nagavci falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në sektorin e arsimit, veçanërisht në fushat e arsimit profesional arsimit të lartë dhe zhvillimit të cilësisë së arsimit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors