Ministrja Nagavci priti në takim drejtoreshën rajonale të DVV International për Kaukazin dhe Evropën Juglindore

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, priti në takim drejtoreshën rajonale të DVV International për Kaukazin dhe Evropën Juglindore, Katrin Denys, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të arsimit për të rritur në Kosovë.

Ministrja Nagavci vlerësoi kontributin e DVV International në mbështetjen e arsimit për të rritur (ARr), përmes themelimit të tri qendrave me qasje holistike në Prizren, Pejë dhe Vushtrri, të cilat po funksionojnë me sukses në bashkëpunim me organizatat lokale dhe institucionet komunale.

Një ndër arritjet e rëndësishme të këtij bashkëpunimi është edhe licencimi nga MASHTI i programit ndërkombëtar Curriculum Globale, i integruar në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, që shërben si program i vetëm trajnues për edukatorët e të rriturve në Kosovë.

Ky program po mundëson ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, mësimdhënësve dhe menaxherëve që veprojnë në institucione publike dhe jo publike të arsimit për të rritur.

Palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin në zhvillimin e Strategjisë së re të Arsimit 2027–2031, rishikimin e Ligjit për Arsimin e të Rriturve, formalizimin e Rrjetit ALE NK dhe krijimin e Sistemit të Menaxhimit të të Dhënave për Arsimin e të Rriturve, me qëllim forcimin e këtij segmenti të rëndësishëm të sistemit arsimor në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors